Dy ikonat e muzikës pop, Madonna dhe Kylie Minogue, kanë publikuar më në fund këngën e tyre të përbashkët, “Love Sensation”, duke realizuar një bashkëpunim që fansat e kanë pritur prej vitesh.
Kënga është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat kryesore të transmetimit muzikor. “Love Sensation” është një version i ripunuar i një prej këngëve nga albumi i fundit i Madonnës, Confessions II.
Produksioni është realizuar nga producenti britanik Stuart Price, i njohur për bashkëpunimet e tij të mëparshme me Madonnën. Kënga është publikuar në dy versione: një version të zgjeruar për klubet (Afterhours Mix) dhe një version më të shkurtër për radio (Afterhours Radio Edit).
Publikimi i këngës vjen pak ditë pasi Madonna dhe Kylie Minogue e interpretuan atë për herë të parë live gjatë spektaklit “Club Confessions”, në mbyllje të manifestimit WorldPride në Amsterdam.
Bashkëpunimi mes dy artisteve konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës pop këtë vit, duke bashkuar për herë të parë në një projekt të përbashkët dy prej emrave më të njohur të skenës ndërkombëtare.

