Ekstradohen në Kosovë një kosovar dhe një serb nga Gjermania e nga Hungaria, kërkoheshin për trafikim të narkotikëve

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste të ekstradimit që janë zhvilluar drejt Kosovës, nga dy shtete të tjera.

Policia njofton se më datën 12.08.2026, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi i Kosovës M.T., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

banner

Kurse, më datën 13.08.2026, është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë shtetasi i Serbisë I.S., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Postimi:

Ekstradohen dy persona nga shtetet tjera në Kosovë

Prishtinë, 13 gusht 2026 – Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy (2) ekstradime nga shtete të ndryshme drejt Kosovës.

Më datën 12.08.2026, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi i Kosovës M.T., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas ekstradimit i dyshuari iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë nga DRP Prishtinë për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Ndërsa më datën 13.08.2026, është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë shtetasi i Serbisë I.S., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas ekstradimit i dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë DRP Prishtinë për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Këto ekstradime u mundësuan falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dy shteteve në fjalë.

 Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) mbetet e përkushtuar të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe lokalizimin dhe arrestimin e personave apo grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy