Incident i rëndë në Ministri, punëtori e ndjek me revole eprorin e tij, Dardan Bujupin

by Nexhat

Një mosmarrëveshje rreth një komisioni disiplinor dyshohet se i ka paraprirë një kërcënimi me armë brenda Ministrisë së Ekonomisë. Sipas informacioneve të Gazetës Express, zyrtari i ministrisë, Sami Shaqiri, dyshohet se e ka kërcënuar të hënën eprorin e tij, Dardan Bujupin.

Sipas informacioneve të Express, mosmarrëveshja kishte nisur rreth një komisioni disiplinor ku bënte pjesë Shaqiri. Bujupi kishte refuzuar të merrte pjesë në komision, me arsyetimin se ishte epror i Shaqirit.

banner

Para incidentit, Shaqiri i kishte kërkuar Bujupit me email t’ia plotësonte një formular. Bujupi i ishte përgjigjur që ta plotësonte vetë dhe t’ia sillte për nënshkrim.

Sipas të njëjtave informacione, Shaqiri më pas dyshohet se e ka ndjekur Bujupin deri në tualetin e ministrisë, ku dyshohet se e ka kërcënuar me armë.

Sipas informacioneve të Express, Shaqiri është arrestuar pas incidentit. Arrestimi dhe rrethanat e rastit mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy