Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

by Nexhat

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido Altendorf, kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin e donacionit gjerman “Enable & Enhance Initiative”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, projekti ka vlerë rreth tre milionë euro dhe synon avancimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në funksion të përmbushjes së misionit të saj.

banner

“Ky projekt është vazhdimësi e projekteve të realizuara deri më tani në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Dugolli ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai ka shprehur besimin se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe përmes projekteve të tjera.

Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Imer Avdiu, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, si dhe përfaqësuesit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nënkolonel Fabian Vogl dhe major Claus Schumm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy