Reali i kalon pengesat e fundit, JJ Gabriel drejt transferimit në Madrid

by Nexhat

Real Madridi është shumë pranë sigurimit të një prej talenteve më premtuese të futbollit evropian.

Bëhet fjalë për JJ Gabriel, sulmuesin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, i cili pritet të vazhdojë karrierën te gjiganti spanjoll.

banner

Klubi madrilen ka arritur të fitojë garën ndaj Barcelonës, Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut për shërbimet e talentit anglez.

Pas muajsh negociatash dhe pengesash burokratike, marrëveshja është afër përfundimit, ndërsa lojtari pritet ta bëjë të ditur vendimin e tij në ditët në vijim.

Një rol vendimtar në këtë operacion ka pasur Juni Calafat, përgjegjësi i skautimit të Real Madridit, i cili ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e futbollistit.

Për shkak të origjinës irlandeze të babait dhe asaj qipriote të nënës, Gabriel ka arritur të sigurojë pasaportë evropiane, duke lehtësuar procedurat për transferimin.

Plani i Real Madridit është që fillimisht ta sistemojë te ekipi i dytë, Castilla, me synimin që gradualisht ta përgatisë për ekipin e parë.

Manchester United ka tentuar ta bindë të qëndrojë, por pa sukses.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy