152 lindje janë realizuar gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK.
Sipas njoftimit të QKUK-së, 90 lindje kanë qenë natyrale, ndërsa 62 përmes operacionit cezarian.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 5 lindje me binjakë, ndërsa në total kanë ardhur në jetë 157 foshnja – 85 djem dhe 72 vajza.
“Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës vazhdon të ofrojë kujdes dhe shërbime profesionale për nënat dhe të porsalindurit, duke garantuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftim.

