Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Shqipëri, ndërsa tre të tjera janë në monitorim.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e situatës deri në orën 20:00 të 17 gushtit.
Gjatë ditës janë regjistruar 13 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse.
Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”, raporton Euronews.al.

