Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, nga ora 10:00, seancë plenare, ku në rend të ditës janë disa çështje, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë edhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

banner

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se në fillim të seancës parashihet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimi i pyetjeve parlamentare,

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme

Deklarimet jashtë rendit të ditës

Pyetjet parlamentare

Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy