Deliu ironizon takimin e Haxhiut: Takohen, koordinohen e fotografohen mes vete

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas fotografisë së publikuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nga takimi me përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së saj.

Deliu ka kritikuar ashpër zhvillimet politike, duke thënë se institucionet janë bllokuar dhe se pushteti po zhvillon takime mes vete, transmeton Klankosova.

banner

“S’ju ka mbetë ma as argument, as rrugëdalje. E kanë cenu rendin kushtetues, e kanë blloku shtetin dhe tash po e luajnë shtetin mes vete”.

Ajo ka ironizuar edhe fotografinë e publikuar pas takimit, duke thënë se qytetarët nuk mund të binden se situata aktuale paraqet një Kosovë normale.

“Takohen me njëri tjetrin, koordinohen me njëri tjetrin, fotografohen me njëri tjetrin, e presin që qytetari me besu se kjo është Kosovë normale”

Mes tjerash, Deliu ka thënë se qytetarët nuk mund të mashtrohen nga këto zhvillime.

“Mundeni me e mashtru veten. Kosovën jo”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy