Barça fiton në Madrid, mposht Atleticon

by Nexhat

Barcelona ka arritur që t’i marrë tri pikë të vlefshmë në udhëtim te Atletico Madrid.

Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman, Hansi Flick ka shënuar fitore me rezultat 1:2.

banner

Giuliano Simeone ka arritur që të kalojë Atleticon në epërsi që në minutën e 10-të të takimit, për rezultatin 1:0.

Kurse, Fermin Lopez ka barazuar shifrat pak para përfundimit të pjesë së parë, në minutën e 45-të.

Sërish i njëjti futbollist në minutën e 66-të ka shënuar duke bërë që Barça për herë të parë të kalojë në epërsi në këtë përballje, për rezultatin 1:2.

Me këtë fitore, Blaugranët mbesin liderë me 33 pikë, tri më shumë se përcjellësi dhe rivali përbetuar Real Madrid.

Kurse, Atletico Madrid ka gjithsej 28 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy