Kurti e Abdixhiku po u rikthehen takimeve pasi LDK-ja u tërhoq nga bisedimet për bashkëqeverisje me LVV-në

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po u rikthehen takimeve.

Pasi LDK-ja hoqi dorë nga bisedimet për t’u përfshirë në bashkëqeverisje me LVV-në dhe nga kërkesa për pozitën e Presidentit, dy liderët duket se do të takohen sërish, për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

banner

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu tha sot në një konferencë për media se Kurti i ka thënë se “me LDK-në do të ketë një takim shumë shpejt”.

Edhe Abdixhiku dje foli për një takim me Kurtin.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin”, tha ai.

LDK-ja, ashtu si PDK-ja dhe Alenaca, nuk morën pjesë në një takim sot në Presidencë, të thirrur nga Haxhiu.

Takimi, sipas ftesës që Haxhiu ua dërgoi partive politike të premten, ishte thirrur “në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy