Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 83-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë në Shqipëri.
Qytetarët në ditën e 83-të të protestës, kërkuan largimin e Ramës nga pushteti.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndalën para ambienteve të Kryeministrisë. Ata kundërshtuan projektin dhe parashtruan edhe kërkesa lidhur me politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.
Gjatë tubimit, qytetarët ngritën shqetësime për gjendjen ekonomike, emigracionin, pensionet, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve.
Në fjalimet e mbajtura përpara Kryeministrisë, aktivistët deklaruan se do të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Një qytetar, deklaroi se në shtator do të ketë përshkallëzim të protestave.
“Në shtator do ta ketë të vështirë, do ta shikojë se kush është populli i vërtetë. Do t‘i bllokojmë rrugët të tëra. Do të ketë përshkallëzim”, tha ai.
Ndryshe “Revolucioni i Flamingoveve” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec dhe tani po numron ditën e 83 të protestave në Shqipëri

