Zjarr në Krastë të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

by Nexhat

Ditën e sotme zjarret janë kthyer sërish në Krastë të Krujës në Shqipëri.

Forca të shumta zjarrfikëse të Krujës, Kamzës dhe Vorës, si dhe një helikopter i Forcave Ajrore janë angazhuar në shuarjen e vatrave të zjarrit.

banner

Vatra e zjarrit në Halil, buzë rrugës nacionale që të çon në Krujë është shuar, ndërsa aktualisht është vetëm një vatër aktive në brendësi të gurores. Po punohet për shuarjen e saj me shërbimin zjarrfikës të Krujës dhe emergjencat civile.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që pasojat e zjarreve në Krujë janë të shumta në masivet pyjore, kryesisht pisha, ullishte e dru frutorë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy