Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, i prekuri një 72-vjeçar nga Korça

by Nexhat

Është konfirmuar rasti i parë nga Ethet e Nilit në vendin tonë. Sipas raportimeve, i prekuri është një 72-vjeçar nga Korça, i cili ndodhet aktualisht në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që prej fillimit të vitit janë testuar 30 mostra nga raste të dyshuara për infeksion nga Virusi i Nilit Perëndimor, të cilat kanë rezultuar negative. Deri më tani, rasti i 72-vjeçarit është rasti i vetëm.

banner

Mësohet se ditën e nesërme do të vijë një grup specialistësh për të bërë dezinfektimin e zonës.

Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat te personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse.

Epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik po hetojnë në të gjithë qarkun e Korçës praninë ose jo të mushkonjës që përhap këtë sëmundje.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë monitorimit sistematik dhe intensiv të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (WNV) në vend, vetëm gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht u evidentua rasti i parë për vitin 2026, në qarkun e Korçës. Që nga fillimi i muajit janar 2026, janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga WNV, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar, përbën rastin e parë të konfirmuar në Shqipëri për vitin 2026.

ISHP po vijon survejancën epidemiologjike në njerëz, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit të konfirmuar dhe monitorimin e situatës.

Në Shqipëri, infeksioni nga WNV është dokumentuar edhe më parë. Në vitin 2024 janë raportuar 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 janë raportuar 2 raste të konfirmuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy