I shkroi ChatGPT-së planin për vrasjen e ish-të dashurës, 25-vjeçari përfundon në pranga

by Nexhat

Një 25-vjeçar në Shtetet e Bashkuara është arrestuar pasi dyshohet se kishte përshkruar në bisedat me ChatGPT një plan për të rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë ish-të dashurën e tij 21-vjeçare.

Bëhet fjalë për Darren Shida Zhou, ish-analist në bankën investuese Goldman Sachs, i cili, sipas dokumenteve gjyqësore, kishte shkruar se do ta vriste ish-partneren nëse ajo nuk pranonte të rikthehej me të.

banner

Sistemet e sigurisë së OpenAI e identifikuan përmbajtjen si kërcënuese dhe informacioni iu raportua autoriteteve amerikane, përfshirë FBI-në.

Pas hetimeve, Zhou u arrestua dhe më vonë pranoi fajësinë. Ai u dënua me tetë vjet liri të mbikëqyrur, ndërsa iu ndalua çdo kontakt me ish-të dashurën dhe posedimi i armëve të zjarrit.

Gjithashtu, për dy vjet ai do të jetë nën monitorim elektronik.

Avokati i tij ka deklaruar se 25-vjeçari kishte kaluar një krizë të rëndë psikologjike. Pas arrestimit, Zhou humbi edhe vendin e punës në Goldman Sachs.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy