5 vatra aktive në Shqipëri, vijon puna për shuarjen e flakëve në zonat problematike

by Nexhat

Ministria e Mbrojtjes ka informuar këtë të mërkurë se deri në orën 14:00, në rang vendi janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat aktualisht 5 vatra mbeten aktive, 6 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar.

Sipas njoftimit, në Ballenjë, Dibër, vijon aktive vatra në zonën e mbrojtur Ballenjë–Kostenjë, ku në terren janë angazhuar 6 forca të ADZM Dibër.

banner

Në Qafë të Helmës, Bulqizë, për shkak të intensitetit të erës, zjarri ka zgjeruar perimetrin në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për përballimin e situatës janë angazhuar 23 forca operacionale nga MZSH Bulqizë dhe strukturat e tjera bashkiake. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Malin e Dardhës, Librazhd, vijon puna për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore, ku në terren ndodhen efektivë të MZSH Librazhd.

Në Malin e Qukësit, Prrenjas, është evidentuar riaktivizim i vatrës, ku vijon djegia e trungjeve të rrëzuara dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Shashicë–Vodicë, Vlorë, është riaktivizuar një vatër në sipërfaqe pyjore me shkurre. Zjarri zhvillohet në një zonë të largët dhe në terren të paarritshëm nga forcat dhe mjetet. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Malin e Dajtit, mbi tunelet e Qafë Mollës, situata paraqitet e përmirësuar. Pas reshjeve të shiut të regjistruara në zonë, vatra do të mbahet nën mbikëqyrje nga strukturat operacionale, me qëllim shmangien e çdo riaktivizimi të mundshëm. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Abaze, Krujë, vatra është izoluar plotësisht dhe zona po mbahet nën mbikëqyrje për të shmangur riaktivizimin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy