Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, një i rritur dhe dy të mitur, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi dje në autostradën A1 pranë Unec, Slloveni, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Në aksident u lënduan edhe dy persona të tjerë në automjet, të cilët janë gjithashtu shtetas maqedonas, shkruan Alsat.mk.
“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë ka marrë një njoftim zyrtar nga policia sllovene për një aksident të rëndë trafiku që ndodhi më 27 gusht 2026 në autostradën A1, pranë Unec. Tre persona humbën jetën në aksident – një i rritur dhe dy të mitur, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dy persona të tjerë që ishin në automjet dhe që janë gjithashtu shtetas të RMV-së u plagosën. Rasti po përpunohet nga autoritetet policore kompetente në Koper”, njoftoi ministria.
Sipas gazetës sllovene Automoto, aksidenti ndodhi dje pasdite, kur kamioni u ndal në zonën e parkimit për shkak të një defekti, dhe shoferi i makinës goditi pjesën e pasme të majtë të rimorkios për një arsye që aktualisht nuk dihet.
Në kohën e aksidentit, në makinë ndodheshin pesë persona, të gjithë shtetas të RMV-së. Mjeku konfirmoi vdekjen e tre personave në vend.
Një person i plagosur rëndë u transportua në spital me helikopter, ndërsa shoferi i lënduar u transportua me ambulancë.

