Familjarët e shtatzënës së vrarë në Malishevë i janë bashkuar marshit protestues në Prishtinë, të thirrur me kërkesën për ndalimin e femicidit.
Me thirrjet “Drejtësi, solidaritet”, protestuesit kërkuan drejtësi për viktimën dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.
Marshi nisi në sheshin Zahir Pajaziti deri para Qeverisë së Kosovës.

