Bayern Munichu ndodhet në një “dilemë” për Jamal Musialan, sipas drejtuesit të klubit Uli Hoeneß, i cili po kritikohet gjerësisht për komentet e tij të fundit rreth lojtarit të kombëtares gjermane.
Në muajin gusht të këtij viti, Musiala konfirmoi në një deklaratë se po trajtohej për një disfunksion neurologjik, i cili shkakton kriza “të përkohshme, të shkurtra, por lehtësisht të trajtueshme”.
Mesfushori 23-vjeçar e zbuloi lajmin pasi ra pa ndjenja dy herë gjatë ndeshjeve miqësore parasezonale.
Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, tha se një ndryshim “i lehtë” në mjekimin e Musialës kishte çuar në episodet e të fikëtit ndaj RB Leipzigut dhe Heidenheimit.
“E di se ato mund të duken të frikshme në pamje të parë – por për mua, ato janë aktualisht pjesë e jetës sime të përditshme,” tha Musiala rreth shembjeve.
“Po marr trajtimin mjekësor më të mirë të mundshëm për këtë. Jam shumë optimist”, shtoi ai.
Musiala ka bërë vetëm katër paraqitje për Bayernin këtë sezon, ku dalja e tij e fundit erdhi në fitoren 7-0 ndaj Union Berlin më 18 shtator.
Uli Hoeneß, i cili është president nderi i Bayernit, foli së fundmi rreth situatës së Musialës në një intervistë me rrjetin bavarez “BR24”, ku vuri në dyshim nëse lojtari do të jetë në gjendje të rifitojë nivelin e tij të mëparshëm të performancës.
“Situata e Musialës është krejtësisht e ndryshme nga ajo e Vincent Kompany,” i tha ai rrjetit bavarez “BR24”, sipas “GOAL”.
“Ne po ballafaqhemi me një dilemë në këtë rast, pasi ai po vuan nga një sëmundje që nuk mund të shërohet thjesht, por mund të kontrollohet deri në një farë mase me përdorimin e ilaçeve. Por pyetja mbetet: a do të jetë ai në gjendje një ditë të rifitojë nivelin që tregonte dikur? Imagjinoni sikur Bayern Munich tani të vendoste të vinte në dyshim kontratën e tij, dhe t’i thoshte atij: ajo që je në gjendje të ofrosh aktualisht nuk përputhet më me nivelin e përcaktuar në kontratë”, tha ai tutje.
Musiala u bë një nga lojtarët më të paguar të Bayernit në vitin 2025, kur nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me klubin.
Që nga bërja e këtyre deklaratave, Hoeneß është përballur me reagime të ashpra nga një pjesë e tifozëve në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre kanë pyetur se përse ai ndjeu nevojën tregonte shqetësime të tilla publikisht.
Musiala u kthye në stërvitjen e ekipit të parë këtë javë pas më shumë se një muaji jashtë fushave.

