Rama i bashkohet nismës për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së

by Nexhat

Në kuadër të iniciativave në përkrahje të fushatës për drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kryeqyteti ka ndarë një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House, ku qytetarët e Prishtinës do të mund të shprehin mbështetjen e tyre.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me ekipin e Komunës së Prishtinës, i është bashkuar simbolikisht iniciativës për mbështetjen e drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

banner

Rama ka nënshkruar në hapësirën publike pranë Reporting House në Prishtinë, duke shprehur përkrahjen e tij për këtë iniciativë qytetare.

Nisma synon të mobilizojë mbështetjen publike në shenjë solidariteti me krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy