Përfaqësues të Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës kanë shkuar në Ministrinë e Bujqësisë, ku kanë dorëzuar kërkesat e tyre dhe po tentojnë të zhvillojnë një takim me ministrin në detyrë, Armend Muja.
Kjo shoqatë kërkon kthimin e menjëhershëm të prodhimit, si dhe një komunikatë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që konfirmon sigurinë e produkteve të industrisë vendore.
Ndër kërkesat është edhe anulimi i vendimit të 15 majit 2026, me numër 1414, të nxjerrë nga ministri Muja, si dhe masa nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çmimet dumping të produkteve të qumështit në treg.
Përfaqësuesit e industrisë kanë paralajmëruar se, nëse kërkesat e tyre nuk adresohen, mund të ndërmarrin masa të tjera.

