Një aksident tragjik rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit.
Sipas policisë, 57-vjeçari, shtetasi me iniciale V. Xh., banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë pasi, teksa drejtonte automjetin, aksidentoi 78-vjeçarin F. S., i cili lëvizte me biçikletë.
I moshuari u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë.

