Deda për ‘kandidaturën’ e Bekim Sejdiut: Do t’i bënte nder vendit, shpresoj që partitë nuk po ia keqpërdorin emrin

by Nexhat

Emri i Bekim Sejdiut po qarkullon si një emër konsensual parimisht mes kryetarit të LVV, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Për Bekim Sejdiun ka folr ish-deputeti Ilir Deda, duke e vlerësuar lartë figurën e tij si intelektual dhe person që njeh interesat e Kosovës.

banner

Deda ka thënë se shpreson që emri i Sejdiut nuk po keqpërdoret për lojëra partiake, por do jetë një zgjidhje përfundimtare.

“Bekim Sejdiu do t’i bënte nder Kosovës, nëse zgjidhet për të parin e vendit.  Me integritet të rrallë intelektual, i matur, që e din shumë mirë politikën e jashtme dhe interesat e Kosovës, si dhe mbrojtës i vërtetë i Kushtetutës, me vetëdije e ndjeshmëri për barazinë e grupeve etnike në vend  – kishte me e transformu presidencën me urtësinë e domosdoshme.  Kosovës i duhet një president i aftë që ta ushtrojë me nder këtë rol, dhe sinqerisht shpresoj që emri i Bekimit nuk është duke u keqpërdorur në lojëra partiake, por është zgjidhja përfundimtare e negociatave të LVV dhe LDK”, ka shkruar ai në Facebook. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy