Lushtaku thotë se do jetë pjesë e protestave të komunave para Qeverisë më 1 shtator: Kompetencat e qeverisjeve lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie

by Nexhat

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se do të jetë pjesë e protestës së komuave, më 1 shtator para Qeverisë së Kosovës.

Komunat po e akuzojnë Qeverinë e Kosovës për “bllokime”, që përfshijnë përgjegjësitë për Kontratën Kolektive, si dhe çështe të tjera.

banner

Lushtaku ka shkruar në Facebok se “zëri i komunave duhet të dëgjohet qartë”, duke shtuar se “kompetencat e komunave nuk janë pronë e asnjë qeveria”.

“Të martën, më 1 shtator, nga ora 11:00, komunat e Kosovës do të protestojnë para qeverisë, për të mbrojtur të drejtat dhe kompetencat e tyre kushtetuese dhe për t’i thënë mjaft një mendësie që po e dobëson vazhdimisht pushtetin lokal. Qeveria e Kosovës për vite me radhë është përpjekur t’i ikë përgjegjësisë për Kontratën Kolektive, duke ua lënë komunave barrën financiare të obligimeve që nuk burojnë nga vendimmarrja e tyre. Kjo situatë ka rënduar buxhetet komunale me qindra miliona euro, duke marrë mjete që duhej të përdoreshin për rrugë, shkolla, çerdhe, shërbime publike, investime dhe nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve. Por problemi nuk ndalet këtu. Në vend që të fuqizohet pushteti lokal, po tentohet që përmes ndryshimeve ligjore të merren gradualisht kompetencat që u takojnë komunave. Prona komunale, inspektorati dhe mbikëqyrja e tregut, si dhe fusha të tjera të përgjegjësive lokale, nuk mund të centralizohen duke anashkaluar parimin e vetëqeverisjes lokale. Ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe kompetencat e komunave duhet të respektohen, jo të zhbëhen”.”

“Komunat janë niveli i qeverisjes që është më afër qytetarit. Janë komunat ato që përballen çdo ditë me problemet e qytetarëve, që ndërtojnë infrastrukturën, ofrojnë shërbime, mirëmbajnë hapësirat publike dhe menaxhojnë nevojat e komunitetit. Nuk mund t’u kërkosh komunave më shumë përgjegjësi, ndërsa ua merr buxhetin dhe kompetencat. Prandaj, protesta e 1 shtatorit është një qëndrim i përbashkët dhe i domosdoshëm: kundër centralizimit antikushtetues, kundër zhveshjes së komunave nga kompetencat dhe kundër bartjes së barrës financiare te pushteti lokal pa mbështetje financiare. Dita e martë është betejë për të gjitha komunat. Është betejë për qytetarët. Është betejë për ligjshmërinë dhe demokracinë në Kosovë. Më 1 shtator, zëri i komunave duhet të dëgjohet qartë: Kompetencat e komunave nuk janë pronë e as një qeverie. Ato janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligje. Dhe ato do t’i mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Lushtaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy