Marshi i 12 shtatorit, ish-këshilltari i Thaçit: Ftesa është për të gjithë, në pyetje është fati i Kosovës

by Nexhat

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ardian Arifaj, ka folur për marshin e paralajmëruar më 12 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Arifaj tha se protesta është menduar si një aktivitet gjithëpopullor dhe se ftesa u drejtohet të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike.

banner

Sa di unë janë të ftuar të gjithë dhe nuk di që ka aty diskutime  kush me u thirrë e kush mos me u thirrë sepse  marshi është ideuar ashtu që të jetë gjithëpopullor edhe ftesa është për të gjithë sepse nuk është në pyetje pra vetëm fati i Hashim Thaçit ose Kadri Veselit ose Jakup Krasniqit ose Rexhep Selimit ose dhe të tjerët që janë në Hagë nuk është pyetje vetëm fakti fati i tyre është i tërë Kosovës edhe e ardhmja jo vetëm e kaluara por dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës se sa do të pranohet sa do të kontestohet në të ardhmen se nëse do të kemi një vendim çfarë nuk e dëshirojmë, nuk e presim”, tha Arifaj.

Sipas tij, një vendim i pafavorshëm nga Gjykata Speciale do të mund të ndikonte edhe në mënyrën se si Kosova e ndërton narrativën për të kaluarën dhe të ardhmen e saj.

Arifaj gjithashtu tha se marshi i 12 shtatorit pritet të jetë kulmi i një fushate dhe aktivitetesh që tashmë kanë nisur në komunat e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy