Autoritetet në Nepal kanë paralajmëruar për mundësi të reja përmbytjesh, pasi niveli i ujit në lumin Bhotekoshi është rritur.
Banorëve në zonat e prekura u është bërë thirrje të zhvendosen në vende më të larta, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën pas katastrofës së ditëve të fundit, raporton The Guardian.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, rrugë, ura dhe toka bujqësore.
Në Nepal dhe Tibet janë raportuar 750 viktima dhe mbi 3,000 persona të zhdukur, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rreziku ende nuk ka kaluar.

