Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake të Turqisë

by Nexhat

Pesë kadetë nga Kosova kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka takuar kadetët para ceremonisë së diplomimit.

banner

Nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli, kanë përfunduar pesë vite shkollim, një vit kurs përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite studime ushtarake.

Maqedonci ka theksuar se arsimimi dhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve të FSK-së mbeten ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Turqisë për mbështetjen në arsimimin dhe përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, ndërsa të diplomuarve u ka uruar sukses në detyrat e tyre të ardhshme në shërbim të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy