Sherr me plagosje për zhurmën e fëmijëve në Korçë, arrestohen dy vëllezër

by Nexhat

Një konflikt mes disa personave u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Korçë, ndërsa në pranga kanë përfunduar 2 vëllezër. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, pas një konflikti për motive të dobëta mes 4 personave. Gjatë përplasjes, dy prej tyre pësuan dëmtime të lehta në trup dhe morën ndihmën në spitalin e Korçës.

banner

Sipas policisë, gjatë konfliktit dyshohet se është dëmtuar edhe një automjet, të cilit i janë thyer xhamat me një lopatë metalike me bisht druri.

Shkak i sherrit mes komshinjve dyshohet se ka qenë zhurma e fëmijëve.

Pas përfundimit të hetimeve, policia arrestoi në flagrancë dy vëllezër, përkatësisht 32 dhe 28 vjeç për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim dhe për “Shkatërrimi i pronës”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy