Tahiri: Kurti ka tendencë ta nënshtrojë qytetarin dhe ta cenojë rendin kushtetues

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka folur nga foltorja e Kuvendit, duke kërkuar sërish vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se përmes, siç i quajti ai, “skenarëve politikë”, po krijon situata që pengojnë funksionalizimin e shtetit.

banner

Sipas Tahirit, Kurti nuk po arrin të gjejë një marrëveshje politike për funksionalizimin e Kuvendit, pavarësisht takimeve me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Pse nuk po e mbërrin marrëveshjen politike? Pse nuk po e gjejnë kandidatin e përbashkët? Pse nuk po vjen Kuvendi me funksionalizu Kuvendin, se presidenti që ka me u zgjedh ka me u zgjedh prej këtij Kuvendi?”, ka deklaruar Tahiri.

Ai deklaroi se qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe votuesit e Vetëvendosjes, sipas tij, duhet të jenë të vetëdijshëm se pushteti i fituar nga Kurti nuk po mjafton për të funksionalizuar institucionet.

“Kjo tendencë e tij për me e cenu rendin kushtetues edhe për me sfidu shtetin e Kosovës është tendencë e gabuar, e cila do të jetë një humbje e madhe për ta, sepse rezistenca edhe e jona si akter politik, po edhe e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është duke shkuar dhe duke u rritur secilën ditë gjithandej Kosovës, sepse na jemi në komunikim çdo ditë  me qytetarët e Kosovës dhe do të vazhdojmë të jemi në komunikim çdo ditë”, tha Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy