Balaj: Bekim Sejdiu është figurë mbi partitë politike, nuk është politikan aktiv

by Nexhat

Vlerësime të ndryshme janë dhënë për propozimin e Bekim Sjediut si kandidat për president pas marrëveshjes ndërmjet Lëzvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, panelistët kanë komentuar marrëveshjen e sotme ndërmjet Kurtit e Abdixhikut dhe pritjet që mund të krijohen pas këtij pajtimi mes dy partive politike.  

banner

Opinionisti Labinot Balaj ka thënë se Sejdiu është një personalitet me përgatitje profesionale dhe përvojë të gjatë në institucione të ndryshme.

“Sejdiu është një farë personaliteti ku bashkohen tre konstrukta domethënëse, është profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, ka qenë ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, diplomat karriere, etj. Përtej këtyre argumenteve, atë e bëjnë person adekuat me drejtu një pozitë të caktuar, qysh është institucioni i presidentit të Republikës së Kosovës.”, ka thënë Balaj.

Ai ka thënë se zgjedhja e Sejdiut për president do të pamundësonte shkuarjen në zgjedhje të reja, gjë që sipas tij, do të ishin të dëmshme për Kosovën.  

“Përtej kësaj po mendoj që edhe krahas faktit që me shmang një proces të ri elektoral që e kam përmendur disa herë që na e kish gremis edhe më tutje imazhin e një shteti ku nuk jemi të zot me ndërtu institucione. Gjithashtu, ndikon edhe në aspektin financiar ku ishin imponuar shpenzime shtesë në përgatitjen e procesit të ri elektoral…humbje të fondeve prej bashkësisë ndërkombëtare. Ky është edhe një argument tjetër që është në favor të zotit Sejdiu që është figurë mbi konfliktet partiake.”, ka thënë Balaj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy