Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në udhëtim ndaj Drenicës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra gjilanase kaloi e para në epërsi me golin e Albert Dabiqajt, por Drenica reagoi shpejt dhe arriti të barazojë rezultatin me Genc Hamitin në minutën e 25-të.
Ky rezultat nuk është ai që kërkonte Drita, e cila me këtë barazim mbetet në pozitën e tretë me 24 pikë, tetë më pak se Prishtina që kryeson kampionatin me 32 pikë.
Në anën tjetër, kjo ishte një pikë me rëndësi të veçantë për Drenicën në garën për mbijetesë. Skuadra nga Skenderaj shkon në kuotën e 12 pikëve dhe vazhdon të renditet në vendin e tetë.

