Në “Pressing” të T7, është diskutuar për propozimin e Bekim Sejdiut si kandidat për President.
Analistët kanë folur se si mund të rrjedhojë situata, pasi nuk dihet vota e të gjithë deputetëve të LDK-së.
Gazetari Parim Olluri, tha se Lumir Abdixhiku do duhej të fliste me grupin parlamentar të LDK-së fillimisht.
“Një herë me fol me grupin tënd parlamentar, pastaj me shku te Albin Kurti. Nuk mundesh me u bë zëdhënës i Albin Kurtit”, tha Parim Olluri.
E gazetari Valon Syla tha se një pjesë e LDK-së nuk ka problem me emrin e kandatit, por me mënyrën sesi po arrihet deri këtu.
“Një pjesë e LDK-së nuk e ka problemin me kandidatin, ky kandidati është më i mirë se Vjosa Osmani, ajo përkthyese ka qenë”, tha Valon Syla.
Ndërsa, analisti Blerim Latifi tha se LDK-ja fillimisht hyri në negociata për të ndarë postet.
“Ideja e parë e LDK-së ka qenë që na hyjmë në koalicion për me i nda postet”, tha Blerim Latifi.
Por, analisti Albatros Rexhaj, ia ktheu se “VV po ia jep Presidentin”.
“Por, tash ia dha Presidentin”, tha Albatros Rexhaj.

