Lladrovci: Arian Tahiri megjithëse i vetmuar, është në nivel të detyrës

by Nexhat

Ramiz Lladrovci, lidhur me situatën e krijuar rreth presidentit, ka deklaruar se “këto shtyrje dhe blerje kohe për presidentin nga Kurti, megjithatë mund ta kenë epilogun e paparashikuar që çon te ideja e Arian Tahirit: Më 16 shtator, Hashim Thaçi president”.

Opinioni i Lladrovcit në fb:

banner

Arian Tahiri megjithëse i vetmuar, është në nivel të detyrës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka dëshmuar megjithëse i vetmuar, është në nivel të detyrës.

Deklarimi i Tahirit se Hashim Thaçi është Presidenti që i duhet Kosovës, mori mbështetje vetëm nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe Nasimi.

Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten. Me afrimin e kësaj date, edhe koria e individëve po rritet. Kjo i gjason fjalës së urtë “uji tuj u pakue e njerzit tuj u myt”.

Lideri serb madje është në panik dhe ka lëshuar alarm lidhur me lirimin e Thaçit. Armiku më i fuqishëm i tij dhe ekspansionizmit serb, është dëshmuar Hashim Thaçi. Përdorimi i emrit të Thaçit si “rrezik” në fushatën zgjedhore serbe garanton pikë.

Hashim Thaçi vetë, në intervistën e fundit, nuk ka dhënë shenja që ai vetë dëshiron të rikthehet si president.

Fundja, statusi juridik i Thaçit pas 16 shtatorit, varet nga vendim i Gjykatës Speciale, nëse do të ketë ndonjë pengesë për kandidim ose ushtrim të funksionit publik.

Po, Arian Tahiri si duket e zuni të papërgatitur edhe PDK-në, e cila qëndron fuqishëm në mbrojtje të Thaçit, por, ende nuk po e konfirmon qëndrimin rreth propozimit të Tahirit – Thaçi President.

Si matematikan i dy të panjohurave, z. Kurti, sipas të gjitha gjasave po e lexon situatën dhe pajtohet me deklaratën e Vuçiqit se më 16 shtator lirohet Thaçi.

Nëse me Thaçin nuk pajtohej që z. Demaçi të bëhej President, tash e ka shansin të hyjë në histori, duke u pajtuar me propozimin e Tahirit që Thaçi të bëhet president, më 16 Shtator.

Prof. dr. Bekim Sejdiu, si propozim për President mund të jetë urë e përkohshme për të arritur Kurti te finalja. Sipas gjendjes, vullnet ka por nuk janë numrat për president, për këtë flet disponimi i sotëm – akull.

Këto shtyrje dhe blerje kohe për presidentin nga Kurti, megjithatë mund ta kenë epilogun e paparashikuar që çon te ideja e z. Tahiri: Më 16 shtator, Hashim Thaçi president!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy