Haxhiu thotë se propozimi që të bëhet President “nuk i bën nder Hashim Thaçit, por vetëm dëm”

by Nexhat

U.D. presidentja Haxhiu ka reaguar ndaj propozimeve që ish-presidenti Hashim Thaçi të rikthehet në këtë pozitë.

Në Kanal 10, Haxhiu tha se fokusi duhet të jetë te vendimi i gjykatës dhe jo te përdorimi i emrit të Thaçit në situatën aktuale.

banner

“As vetë z. Thaçi s’ka nevojë për një qasje të tillë. Ajo çka do duhej të ishte fokusi jonë është që vendimi i gjykatës ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë Speciale dhe jo të tentohet të përdoret emri i Thaçit në situatën aktuale”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se propozimet e tilla, sipas saj, nuk i shërbejnë Thaçit.

“Nuk i bëjnë nder, vetëm dëm”, u shpreh Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy