Arrestohet te kufiri me Malin e Zi shtetasi i Kosovës që po kërkohej nga INTERPOL-i me kërkesë të kroatëve

by Nexhat

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Arrestimi është realizuar më 7 nëntor 2026, rreth orës 17:05, në pikën e kalimit kufitar Kullë, “ku zyrtarët policorë kanë arrestuar shtetasin kosovar me inicialet M. V., i cili kërkohej përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale që lidhen me kontrabandimin, të sanksionuara sipas legjislacionit penal kroat”, njofton policia.

banner

Me urdhër të prokurorit kompetent, personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, “ndërsa Policia e Kosovës do të vazhdojë procedurat e mëtejshme ligjore në koordinim me institucionet kompetente”, thuhet tutje në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy