“Ora e Pritjes” ka kaluar kufijtë e Kosovës dhe ka nisur numërimin drejt 16 shtatorit edhe në Evropë.
Qyteti i parë është Dusseldorfi i Gjermanisë, ku bashkatdhetarë dhe aktivistë nga Kosova kanë vendosur “Orën e Pritjes” në qendër të qytetit.
Organizatori Hektor Beqiri tha se ky aktivitet është shprehje e mbështetjes së mërgatës për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si dhe e pritjes për drejtësi, liri dhe kthimin e tyre në atdhe.
“Nga Kosova në Evropë, mesazhi është i njëjtë: Kosova po pret. Mërgata po pret. Po presim lirinë dhe kthimin e çlirimtarëve tanë”, u tha në njoftimin e platformës “Liria ka Emër”.

