Analisti, Arbnor Sadiku, ka thënë në “Pressing” të T7, se nëse do ishte lider i LDK-së do t’i përjashtonte nga lista zgjedhore gjashtë deputetët që kanë deklaruar se nuk e votojnë Bedri Sejdiun për President.
Ai tha se këta deputet kanë pasur raporte të konsoliduara me PDK-në.
“Po i quaj njerëz që kanë pasur afimitet në qeverisje me PDK-në, që kanë pasur një raport të konsoliduar në më shumë se qeverisje me PDK-në”.
“Po të isha lider i LDK-së automatikisht do t’i përjashtoja dhe nuk do i fusja në listën zgjedhore”, ka thënë ai.

