Lloga: Historia për klasën VIII redukton përmbajtjet për shqiptarët, shton për serbët

by Nexhat

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj përmbajtjes së tekstit shkollor të Historisë për klasën VIII, duke ngritur shqetësime për reduktimin e temave që trajtojnë historinë e popullit shqiptar.

Sipas Llogës, teksti është përkthyer nga një grup autorësh maqedonas – Gjorgjiev, Jovanoski dhe Minov, ndërsa në hartimin e tij nuk ka marrë pjesë asnjë autor shqiptar.

banner

Reagimi i plotë i Krenar Llogës:
Historia, klasa VIII – teksti shkollor apo vetëm një libër i përkthyer nga autorë maqedonas (Gjorgjiev, Jovanoski, Minov) pa asnjë autor shqiptar. Nga 6-8 përmbajtje që më parë trajtonin historinë e popullit shqiptar, tashmë kanë mbetur vetëm 3.

Në të njëjtën kohë, janë shtuar dukshëm përmbajtjet që i kushtohen Serbisë. Dhe kjo ndodh pikërisht në klasën VIII, kur trajtohet Rilindja Kombëtare Shqiptare – një nga periudhat themelore dhe më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare. Reduktimi i përmbajtjeve për shqiptarët nuk është vetëm çështje numrash apo faqesh në një tekst shkollor.

Është çështje e mënyrës se si u prezantohet brezave të rinj historia, identiteti dhe kontributi i popujve që jetojnë në këtë shtet. Historia nuk duhet të reduktohet, të përkthehet apo të rishkruhet duke anashkaluar njërin prej popujve themelues të shoqërisë sonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy