Jozefin Marku futet në “stop-listë” të Policisë së Kosovës, Prokuroria ka hapur rast pas rrahjes së Edi Kuçit

by Nexhat

Zdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se prokurori kujdestar ka hapur rast penal ndaj Jozefin Markut, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Sipas Nikçit, rasti është hapur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, të kryer ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K., inicialet e të cilit i referohen Edi Kuçit.

banner

“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K.”, ka deklaruar Nikçi .

Ai ka bërë të ditur se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit, vendosjen në “stop-listë” të të dyshuarit, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera ligjore ndaj tij.

“Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit dhe vendosjen në stop-listë të të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij”, ka thënë Nikçi.

Sipas Prokurorisë, veprimet janë ndërmarrë në bazë të dispozitave të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili, sipas saj, zbatohet edhe ndaj personave të huaj që kryejnë vepra penale jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetasve të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy