Edhe Manchester City dhe Dortmund e nisin me fitore

by Nexhat

Real Madrid, Manchester City dhe Borussia Dortmund e nisën me fitore fazën e ligës në Champions league, ndërsa Real Betis ks regjistrusr një triumf spektakolar 3-2 ndaj Lille në rikthimin e tij në elitën e futbollit evropian.

Real Madrid ka marrë tri pikët në ndeshjen e parë të fazës së ligës, duke e mposhtur Inter 2-1 në një sfidë me shumë raste.

banner

Një tjetër ndeshje dramatike është zhvilluar në Dortmund, ku vendasit e kanë mposhtur Villarreal 3-2 falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Serhou Guirassy.

Dortmund ka kaluar në epërsi në minutën e pesëdhjetë e tretë pas një aksioni me shumë fat, ndërsa topi ka përfunduar në rrjetë pas një devijimi.

Villarreal e ka barazuar përmes Santiago Mourinos, por fundi i ndeshjes i ka takuar plotësisht Guirassy.

Sulmuesi ka shënuar për 2-1 në minutën e tetëdhjetë dhe vetëm pak minuta më vonë ka realizuar edhe nga penalltia për 3-1.

Villarreal ka arritur ta shkurtojë diferencën në fund, por Dortmund e ka e ruajtur epërsinë dhe e ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në të gjitha garat.

Gjithashtu edhe Manchester City e ka nisur me fitore aventurën evropiane. Skuadra angleze ka fituar 2-0 në Portugali ndaj Porto, ndërsa heroi i takimit ka qenë Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez ka shënuar të dy golat e ndeshjes, duke gjetur rrjetën fillimisht në minutën e dyzet e shtatë dhe më pas në kohën shtesë.

Në Francë, Real Betis ka realizuar një përmbysje të madhe ndaj Lille, duke fituar 3-2 në rikthimin e tij në Champions League pas njëmbëdhjetë vitesh.

Lille ka kaluar në epërsi në minutën e dymbëdhjetë me Ayase Uedan, por Betis ka reaguar dhe e ka barazuar përmes Marc Bartras.

Skuadra franceze e ka rikthyer avantazhin me Alexsandro Ribeiro, por Betis nuk është dorëzuar.

Bartra ka shënuar edhe golin e dytë personal për 2-2, ndërsa Troy Parrott e ka kompletuar përmbysjen në minutën e pesëdhjetë e tretë, duke shënuar për 3-2.

Situata është vështirësuar edhe më shumë për Lille kur Ethan Mbappe është përjashtuar me karton të kuq pas ndërhyrjes së rishikuar nga VAR.

Betis e ka menaxhuar epërsinë deri në fund dhe e ka regjistruar një fitore të madhe në ndeshjen e parë të tij në Champions pas më shumë se një dekade

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy