Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Gruda tha se aktgjykimi, sipas tij, i ka adresuar pretendimet që PDK-ja i kishte ngritur që nga 6 gushti, duke theksuar se afatet kushtetuese nuk mund të zhvendosen përmes zvarritjes së procedurave parlamentare.

banner

“Çdo gjë që kemi thënë ne prej 6 gushtit, kur është mbajtur mbledhja e parë e Kuvendit, është vërtetuar në këtë aktgjykim. Ne kemi thënë që afatet që ekzistojnë në Kushtetutë nuk mundet një parti politike me i zhvendos”, tha Gruda

Ai theksoi se, sipas interpretimit të tij të aktgjykimit, zvarritja e konstituimit të Kuvendit nuk mund të përdoret për të shtyrë afatin për zgjedhjen e presidentit.

“Gjykata Kushtetuese sot e konfirmoi këtë. Më vjen mirë që e ka thënë shumë qartë”, u shpreh ai.

Gruda rikujtoi edhe vendimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me fillimin e afatit për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se Kuvendi është dashur të konstituohej më 7 gusht.

Sipas tij, Gjykata ka përcaktuar se afati për zgjedhjen e presidentit ka nisur në gusht dhe përfundon më 6 tetor.

“Gjykata i rivendosi afatet, i ktheu mbrapa dhe tha me të drejtë që afati për president ka nisur në gusht dhe mbaron më 6 tetor”, tha Gruda

Ai e cilësoi këtë si një standard të rëndësishëm, pasi, sipas tij, shmang mundësinë që një parti politike të ndikojë në afatet kushtetuese përmes zvarritjes së procedurave.

“Ky është një standard tepër i vlefshëm, sepse e heq njëherë e mirë dilemën që një parti mundet, duke zvarritur dhe duke krijuar lojëra politike, me i shty afatet kushtetuese”, përfundoi Gruda.

“Çka ka ndodhur me këtë aktgjykim, për këtë pjesë, është se ka shkatërruar planin e Vetëvendosjes për t’i zhvendosur zgjedhjet më 27 dhjetor”, shtoi ai,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy