Hoxha takon të dërguarën britanike: Folëm për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor e përkushtimin ndaj paqes e stabilitetit në rajon

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, njoftoi për një takim në New York me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Priece.

Shkëmbimi me Priece, Hoxha tha se ishte “frytdhënës”.

banner

“Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe në rritje të vazhdueshme mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, zhvillimet dhe dinamikat aktuale në të gjithë Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndërlidhjes rajonale, si dhe përkushtimin tonë të përbashkët ndaj paqes, stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon”, thuhet në një postim të Hoxhës në X.

Hoxha tha se shkëmbyen edhe pikëparmje mbi “sfidat dhe mundësitë” dhe koordinimin e ngushtë mes dy vendeve.

“Gjithashtu, shkëmbyem pikëpamje mbi sfidat dhe mundësitë që na presin, si dhe mbi vlerën e koordinimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të një Ballkani Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe europian”, shkroi ai.

Kryediplomati shqiptar tha se partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar “mbetet një pjesë e rëndësishme e angazhimit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy