“Në orën 08:30 do takohem me KM”- Mesazhet tjera që Vlora Hyseni i dërgonte Ergys Agasit sa ishte në arrati

by Nexhat

Mediat në Shqipëri po publikojnë pjesë nga dosja hetimore për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni, për të cilën është caktuar masa e arrestit në shtëpi.

Panorama Online ka publikuar mesazhe të tjera që Hyseni i kishte dërguar Ergys Agasit.

banner

Në dosje del qartë se Vlora Hyseni komunikonte në mënyrë të vazhdueshme me Ergys Agasin, tashmë i arrestuar. Në komunikime del qartë lidhja mes tyre, madje Hyseni i jep çdo informacion Agasit edhe në nivel qeveritar.

Në një episod ish drejtuesja e SHISH e informon Agasin se do të takohet me kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se nuk do të qëndrojë shumë.

Shtetasja Vlora Hyseni nga numri +3834967**** i dërgon mesazhin “Çfarë na bene o Zot”.

Po kështu, në vijim të komunikimeve, organi i akuzës thotë se në shkelje të rëndë të detyrës, Vlora Hyseni, tregon se do te takohet me Kryeministrin:

“Po me presin me shku te km…. Jo mo zemër unë nje ore nuk rri me shume me atë”.

Me date 24.08 2026: “Neser duhet ta takoj km ne 8:30”.

Në mesazhet vijuese shtetasja Vlora Hyseni, i jep informacion edhe për itinerarin, natyrën e takimit dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët do takohet.

“Me doli një takim urgjent… Me sauditet… Kthehem nesër ne ks prape”.

Përpjekjet e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni për të ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi edhe në instanca të tjera pasqyrohen edhe në mesazhin e datës 19.08.2026 ku e informon se:

“Skenderi me thirri me u taku te hënën (Skënder Hita Drejtori i Përgjithshëm i Policisë)… Te shpresojmë qe ka porosit km…”, thuhet në mesazhin që Hyseni i dërgon Agasit.

Pjese dosja hetimore 

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se më datë 20.07.2026, në ambientet e “Equos Resort” Tiranë, u sekuestrua mjeti me targë GG444AA, në pronësi të shtetasit Ergys Agasi. Brenda tij, me procesverbalin e datës 22.07.2026, u sekuestruan, ndër të tjera, 9 (nëntë) printime me letër formati të madh, në të cilat paraqiten diagrama me të dhëna të ngjashme me ato të prodhuara nga Sherbimi Informativ i Shtetit. Gjatë seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, vetë Ergy Agasi ka pranuar se mjeti ishte i tij dhe se i kishte lënë këto sende me qëllim që t’i gjenın organet Prokurorisë se Posaçme.

Më datë 18.09.2026, e pyetur në cilësinë e personit me dijeni për veprën penale, shtetasja Vlora Hyseni ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Ergys Agasin deri në ditën e arrestimit të tij, ka deklaruar se ai i ka ofruar “bashkëpunim”, ka mohuar takime fizike apo faktin që Agasi të ketë siguruar informacione nga Sherbimi Informativ i Shtetit, dhe eshtë zotuar të kthejë përgjigje zyrtare, me shkresë të klasifikuar, mbi origjinën e diagrameve të sekuestruara.

Ashtu sikurse rezulton nga bisedat e mësipërme, shtetasi Ergys Agasi jo vetëm që nuk është në rolin e “bashkëpunëtorit” por në të kundërt është ai qe merr dhe dikton informacionin e marrë.

Në këtë pikë duhet të theksohet se komunikimi 1 Kreut të SHISH, shtetases Vlora Hyseni, me personin nën hetim Ergys Agası, deri në atë kohë dhe në kërkim nga drejtësia, është periodik (i përditshëm) dhe i tejzgjatur në kohë bisede duke përfshire jo vetëm telefonata të thjeshta (vioce call) por dhe telefonata me video (video call) dhe dërgim e marrje fotosh e videosh, gjë që rrëzon alibinë e bashkëpunëtorit të pretenduar nga deklarımı 1 shtetases Hyseni. Në total, për periudhën 28.06.2026 deri më 26.08.2026 (data e arrestimit të shtetasit Ergys Agasi) nëpërmjet aplikacionit “Signal”, janë regjistruar në total thirrje (voice and video call); Thirrje hyrëse Vlora-Ergys (incoming call) 70 thirrje, thirrje dalëse Ergys- Vlora (outgoing call) 17, të humbura (missed call) 28, thirrje pa përgjigje (unansëered calls- Ergys nuk i përgjigjet Vlorës) 25, thirrje dhe thirrje të refuzuara (declined calls)

Ne lidhje me komunikimet ndërmjet Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, të ruajtura në funksionin BIOME të aparatit telefonik të shtetasit Ergys Agasi janë të ruajtura gjithsej 508 forma komunikimi (calls, voice, video calls, messages, chat messages) ndërmjet këtyre dy shtetasve për periudhën e sipër- cituar.

Për më tepër, për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit.

Nga përmbajtja e komunikimeve mes tyre rezulton ekzistenca e një lidhjeje personale dhe e vazhdueshme, e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur shtetasi Ergys Agasi ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia. Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht, duke përdorur shprehje si

Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë.” “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot.”

“Të gjithë ne.”

“Do përfundojmë keq, shpirt.”

Kēto komunikime, të vlerësuara në tërësinë dhe në kronologjinë e tyre, tregojnë jo thjesht një lidhje personale, por identifikimin e shtetases Vlora Hyseni me qëndrimin dhe interesat e personit nën hetim ndaj procedimit penal që zhvillohej kundër tij, si dhe gatishmërinë e saj për t’i qëndruar pranë e për ta ndihmuar gjatë kohes që ai ishte në kërkim, duke vënë kështu në dispozicion cilësinë e saj zyrtare dhe kapacitetet institucionale qe drejton Në këtë linjë veprimi ajo shpreh jo vetëm solidaritet, por edhe gatishmërinë për ta ndihmuar. Në një bisedë mes tyre, para arrestimit së shtetasit Ergys Agasi, ajo i Shkruan këtë mesazh: “Zemer thjesht duhet te koncentrohemi te halli jot Të gjithë ne.

Shtetasja Vlora Hyseni nga numri +3834967**** i dergon mesazhin “Cfare na bene o Zor”. Po kështu në vijim të komunikimeve, në shkelje të rëndë të detyrës, Vlora Hyseni, tregon se do te takohet me Kryeministrin dhe sa kohë do rrijë tek ai “Po me presin me shku te km…. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate”. Me date 24.08 2026 “Neser duhet ta takoj km ne 830”.

Në mesazhet vijuese shtetasja Vlora Hyseni, i jep informacion edhe për itinerarin, natyrën e takimit dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët do takohet; “Me doli nje takim urgjent… Me sauditet… Kthehem neser ne ks prape”. Përpjekjet e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni për të ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi edhe në instanca të tjera pasqyrohen edhe në mesazhin e datës 19.08.2026 ku e informon se: “Skenderi me thirri me u taku te hënën (Skënder Hita Drejtori i Përgjithshëm i Policisë)… Te shpresojmë qe ka porosit km…

Solidarizimi me personin në kërkim Ergys Agasi pasqyrohet edhe në mesazhet e datës 22.08.2026 ku Vlora Hyseni i shkruan: “Sa sh gjera na Kane bere ne. Te gjitha shpirt… O shpirt Kjo eshte nje situate qe do ja hedhim… Problemi eshte koha… Sa konsistenc kemi 72

Në vijim të komunikimeve, shtetësja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi, “Taulant Balla kryetar kuvendi…. Keshtu Jane infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy