PRIZREN/ Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari – ishte me motiçikletë

by Nexhat

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, ka konfirmuar për Express se sonte rreth orës 18:22, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Patrulla policore ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, nga ku zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksident trafiku me pasojë vdekjen.

banner

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i urgjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e një personi. Viktima është Z. Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë, Komuna e Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën”, tha Bytyqi për Express.

Për rastin janë njoftuar hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut, eprorët përkatës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy