GJAKOVË/ Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima

by Nexhat

Njësia Rajonale e Hetimeve në Gjakovë, njofton se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me njësitë tjera të Policisë së Kosovës, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione që lidhen me zhvillimin e veprës penale “Fajdeja”.

Hetuesit policorë kanë zbatuar masa të veçanta hetimore dhe “kanë arritur që dy të dyshuarit të kapen në flagrancë gjatë marrjes së pagesave të kamatës nga viktima, me ç’rast janë arrestuar”, thuhet në njoftim.

banner

Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është realizuar kontroll në shtëpitë dhe objektet përcjellëse, ku janë gjetur edhe disa fishekë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrim” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy