Kapiteni i ri i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për përgjegjësinë e re në kombëtare.
Pas largimit të Amir Rrahmanit nga kombëtarja, yllit të Fenerbahçes iu besua kjo detyrë, dhe që në ndeshjen e parë si i tillë, shënoi golin e fitores ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve.
“Tash jam kapiteni i parë. Nuk e di, shiriti i kapitenit nuk është një pozitë për të cilën jam i huaj, sepse e kam pasë edhe më herët kur ka mungu Amiri, kam qenë unë si zëvendës i tij”, tha Muriqi për Klan Kosovën.
“Tash jam kapiteni i parë dhe, nuk du me hy shumë në këto tema, pos një fitore e bukur – se janë tema paksa shqetësuese, normal sepse me Amirin kam qenë prej kohës U-15 që kemi qenë në Kosovë. E njoh mirë”.
“Ka marrë një vendim që duhet me e respektu na. Duhet me e falënderu për kontributin. Amiri është ndër lojtarët më të suksesshëm në historinë e Kosovës. Dy Scudetto. Është një lojtar i jashtëzakonshëm”.
“Unë personalisht dhe në emër të ekipit e falënderoj për kontributin ish-kapitenin tonë dhe tashmë duhet vetëm me shiku përpara”.

