Tottenham Hotspur ka dështuar në tentativën për të transferuar Raphinhan.
Sipas TEAMtalk, Spurs e kishin eksploruar mundësinë e transferimit të brazilianit gjatë kësaj vere dhe kishin shfaqur interesimin më të madh ndër klubet angleze.
Megjithatë, Raphinha ka zgjedhur të vazhdojë te Barcelona, duke arritur marrëveshje për një kontratë të re katërvjeçare që pritet ta mbajë në Camp Nou deri në vitin 2030.
Interesim për të kishin shfaqur edhe Arsenal, Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Liverpool.

