Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, shefi i EULEX-it: Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë

by Nexhat

Në trevjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në sulmin në Banjskë, EULEX-i ka përkujtuar sakrificën e tij në krye të detyrës.

Shefi i Misionit të EULEX-it, Antero Lopes, përmes një postimi ka thënë se ishte nder i veçantë për të që të nderonte kujtimin e Bunjakut dhe sakrificën e tij në mbrojtje të sundimit të ligjit.

banner

“Ishte një nder i veçantë për mua ta nderoj kujtimin e tij dhe sakrificën e tij sublime në mbrojtje të sundimit të ligjit”, ka shkruar Lopes.

Ai ka theksuar se përgjegjësit për vrasjen e rreshterit Bunjaku duhet të përballen me drejtësinë.

“Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë Lopes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy