Kuvendi i Prishtinës miraton deklaratën e përbashkët kundër dënimit të çlirimtarëve

by Nexhat

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës është votuar deklarata e përbashkët “Jo në emrin tim”, “Drejtësi për UÇK-në dhe mbrojtje e historisë tonë”.

Ndërkohë, në fjalën e saj, nënkryetarja e Prishtinës, Besiana Musmurati tha se sot më shumë se kurrë, qytetarët duhet të jenë bashkë për UÇK-në.

banner

“Kuvendi i Komunës së Prishtinës shpreh shqetësimin e thellë për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës të datës 16 shtator 2026 ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. UÇK nuk mund të ndahet nga historia e Kosovës, ajo është pjesa e saj më e lavdishme”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Deklarata u miratua me 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy