Arian Tahiri, deputet i PDK’së, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ai ka thënë se tashmë projektligji për Dhomat e Specializuara është dërguar në Qeveri dhe se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu është zotuar që të flasë me kryeministrin Albin Kurti për të përshpejtuar procedurën.
“Arsye më të madhe Kosova dhe forcat politike sesa me qenë të bashkuar dhe për ta kundërshtuar këtë padrejtësi. 16 shtatori është realitet ri , që cenon luftën, andaj për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, minimumi është të jemi të bashkuar, të ndërtohet platformë për të kundërshtuar padrejtësinë dhe përmes votës në afat shumë të shpejt me e bë amandamentimin e Ligjit.
“Ligji është për shtetin e Kosovës dhe për UÇK ‘në”, ka deklaruar Tahiri.
“Tema e presidentit s’është temë aktualisht. Temat politike kanë hapësirë, por situata e re dhe në këtë situatë duhet bashkuar gjithë”
“Zonja Haxhiu tha që do të flasë me z. Kurti që të përshpejtohet në Qeveri dhe të mos mbahet 30 ditë”
“Mundet të hanën të martën me u votu nëse ka vullnet”, ka shtuar ai.

